Kapet jashtë banesës i dënuari me “Arrest Shtëpie” – Arrestime edhe për aksidente dhe shkelje të rënda në Fier dhe Lushnjë!

Kapet jashtë banesës i dënuari me “Arrest Shtëpie” – Arrestime edhe për aksidente dhe shkelje të rënda në Fier dhe Lushnjë!

Policia e Fierit ka goditur sërish paligjshmërinë! S. H., banues në Fier, ra në pranga pasi u kap duke shkelur masën e “arrestit në shtëpi”, ndërkohë që ishte nën hetim për “shkatërrim prone me zjarr”.

Arrestime të tjera janë kryer nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor:

- Një 53-vjeçar nga Lushnja u ndalua pasi, në gjendje të dehur, shkaktoi aksident automobilistik duke u përplasur me një tjetër makinë. Fatmirësisht, pati vetëm dëme materiale!

- Një tjetër drejtues mjeti, 40 vjeç nga Plug përplasi një këmbësor 58-vjeçar i cili aktualisht po trajtohet nga mjekët.

Të gjitha rastet janë referuar për hetime të mëtejshme në Prokurori dhe Policia e Fierit po vijon luftën kundër çdo shkeljeje të ligjit!

Lajmi nga: Adriatik Golemaj
Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj

Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.

Komente

-