“Kanga e Rinisë” në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë – Frymëzim nga Migjeni dhe kujtim për Thomas Mann

“Kanga e Rinisë” në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë – Frymëzim nga Migjeni dhe kujtim për Thomas Mann

“Kanga e Rinisë” – Migjeni

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand të shpërthejë me vrull…
Mos e freno kangën! Le të marrë udhë.

Thueja kangës, rini, pash sytë e tu…
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrin tand, rini… Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbëzueme q’i turbullon kanga.

Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit të përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na, se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote!

Sot, më 12 gusht, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Rinisë – një moment reflektimi mbi fuqinë, energjinë dhe ëndrrat e brezit të ri. Në këtë ditë, kujtojmë fjalët frymëzuese të Migjenit në poezinë “Kanga e Rinisë”, një himn ndaj gëzimit, guximit dhe shpresës që rinia mbart.

Shkrimtarë të mëdhenj si Victor Hugo, Herman Hesse, Ismail Kadare, Naim Frashëri, Arçibald Kronin dhe Thomas Mann i janë drejtuar brezit të ri për ta frymëzuar të ëndërrojë më shumë, të mendojë më thellë dhe të veprojë me guxim.

Sot përkujtojmë edhe Thomas Mann (6 qershor 1875 – 12 gusht 1955), shkrimtar dhe eseist gjerman, një nga figurat më të rëndësishme të shekullit XX dhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 1929. Veprat e tij simbolike, si ''Mali Magjik'', ''Vdekja në Venecie'', ''Buddenbrooks'', ''Doktor Fausti'' dhe ''Lotte në Weimar'' depërtojnë thellë në psikologjinë e njeriut dhe shpirtin e artistit.

Disa nga librat e tij mund t’i gjeni në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” në Vlorë.

#DitaNderkombetareERinisë #ThomasMann #RiniaFuqiaENdryshimit #BibliotekaVlorë #YouthDay

Lajmi nga: Vjola Murati
Media e dytë
Vjola Murati

Vjola Murati

Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.

Komente

-