Këngëtari kanadez Justin Bieber ka lançuar albumin e tij të shtatë me titull “SWAG” i cili vjen si surprizë për fansat pas katër viteve mungesë projektesh të reja. Albumi përmban 21 këngë dhe bashkëpunime me artistë të njohur si Gunna, Dijon, Lil B, Druski, Sexyy Red, Cash Cobain dhe Eddie Benjamin.
Kënga përmbyllëse, “Forgiveness”, nuk është kënduar nga Bieber por nga pastori dhe këngëtari gospel Marvin Winans.
Dijon, këngëtar gospel që ka bashkëpunuar në album, e përshkroi projektin si një përvojë të bukur dhe frymëzuese në një postim në Instagram duke falënderuar Justin për mundësinë për të qenë pjesë e tij.
Albumi ka një ton të qartë vulnerabiliteti dhe sinqeriteti. Në këngën e 14-të, “Therapy Session”, Bieber rrëfen se i ka vështirë të përballojë publikisht luftërat e tij personale dhe ndjen që shpesh ndihet i vetëm në sfidat që kalon.
Në një tjetër këngë me Druski, “Standing on Business”, Bieber ironizon një video virale ku ai shpërthen ndaj paparacëve në plazh, ndërsa Druski imiton mënyrën e tij perfekte të shqiptimit të fjalës “business”.
Justin Bieber, i cili në gusht të vitit të kaluar u bë baba për herë të parë, përmes këtij albumi sjell një përmbledhje të ndjenjave dhe eksperiencave të tij më të fundit, duke i dhënë fansave një anë më të thellë dhe personale të vetes së tij.
Komente