Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zhvilluar një vizitë private në qytetin e Vlorës gjatë ditëve të fundit, duke zgjuar interes për shkak të përfshirjes së tyre në plane investimesh në zonën bregdetare.
Sipas burimeve konfidenciale, çifti ka vizituar ishullin e Sazanit, ku pritet të nisë ndërtimi i një resorti luksoz me pesë yje. Projekti, i cili është ende në fazën e planifikimit, synon të shndërrojë ishullin në një destinacion ekskluziv turistik, me fokus te turizmi i qëndrueshëm dhe përvoja e nivelit të lartë.
Pas vizitës në Sazan, Trump dhe Kushner kanë qëndruar për disa orë edhe në zonën e Zvernecit, një tjetër vend me potencial të lartë për zhvillim turistik, ku gjithashtu raportohet se po shqyrtohen mundësi për investime të ngjashme.
Vizita e tyre është përmbyllur me një darkë private në një ambient të rezervuar përgjatë Lungomare 2, në prani të një grupi të ngushtë personash, nën masa të larta konfidencialiteti.
Vizita vjen në një kohë kur Vlora po përjeton rritje të interesit ndërkombëtar për investime në turizëm dhe zhvillim bregdetar.
Shkrimtare e pasionuar pas trashëgimisë kulturore dhe asaj jomateriale, e përkushtuar ndaj ruajtjes së tyre përmes metodave të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. E interesuar për zhvillimin teknologjik dhe ndikimin që ai ka në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë.
Komente