Pavarësisht investimeve të shumta të bëra nga qeveria për përmirësimin e infrastrukturës publike, si rrugët, hapësirat e gjelbra, këndet e lojërave, fushat sportive dhe ambiente argëtimi, një pjesë e këtyre investimeve dëmtohen menjëherë pas përfundimit. Kjo ndodh shpesh si rezultat i sjelljes së papërgjegjshme të qytetarëve, të cilët shkatërrojnë elemente të rëndësishme të këtyre projekteve pa menduar për pasojat.
Edhe pse këto projekte financohen me taksat e qytetarëve, shpesh mungon kultura e ruajtjes së tyre, dhe institucionet përgjegjëse nuk marrin masa konkrete për të parandaluar dëmtimet apo për të ndëshkuar ata që shkatërrojnë investimet. Në shumë raste, dëmtimet ndodhin në mënyrë të përsëritur dhe nuk kanë pasoja.
Ky fenomen jo vetëm që dëmton funksionalitetin e hapësirave publike, por shton kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Pa ndërgjegjësim nga qytetarët dhe një reagim më të fortë nga institucionet, çdo investim është i rrezikuar të shkatërrohet në pak kohë, duke humbur vlerën dhe qëllimin për të cilin është realizuar.
Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.
Komente