Kjo qendër kërkimore biomjekësore është një zhvillim i rëndësishëm për shkencën biomjekësore në Mbretërinë e Bashkuar për brezat që do të vijnë. Kërkues shkencorë dhe studiues të doktoraturës punojnë çdo ditë në laboratorët e këtij instituti për të përfunduar hulumtime të rëndësishme.Instituti Francis Crick po prezanton ekspozitën “Welcome Photography Prize 2025” deri më 18 tetor, me një përzgjedhje imazhesh që përqendrohen te: imazhet shkencore dhe shëndeti i njeriut në të gjitha përmasat. Përfshihen fermerë në Peru që përdorin bimë ujore për të pastruar ujin, mikroplastika dhe mesazhe të tjera mbi shoqërinë njerëzore.100 vende morën pjesë në këtë konkurs, dhe tre kategoritë janë: 1. Fotografi Solo Goditëse 2. Mrekullitë e Imazheve Shkencore dhe Mjekësore 3. Seritë me Tregime Fotografike“Një komunitet shkencor efektiv duhet të jetë interaktiv dhe bashkëpunues, dhe të inkurajojë shkëmbimin e vazhdueshëm të të dhënave, ideve dhe hipotezave. Një shkencëtar që mendon në mënyrë të kufizuar, që drejtohet tepër ose që nuk është i lirë të shkëmbejë ide, nuk do të jetë një shkencëtar efektiv.” – Paul Nurse (Drejtor)
Komente