INSTAT: Rritje e gjedhëve, rënie te të imtat dhe derrat – Vlora kryeson për blegtorinë e imtave

INSTAT: Rritje e gjedhëve, rënie te të imtat dhe derrat – Vlora kryeson për blegtorinë e imtave

Tiranë/Vlorë – Blegtoria në Shqipëri ka pësuar ndryshime të dukshme gjatë vitit 2024, sipas raportit të fundit nga INSTAT, i cili tregon rritje të numrit të gjedhëve, por një rënie të përgjithshme në prodhimin e qumështit, mishit dhe disa kategori të tjera.

Sipas të dhënave zyrtare:
Numri i gjedhëve është rritur me 3,3%, nga 263 mijë krerë në vitin 2023 në 272 mijë në 2024.
Ndërkohë, numri i lopëve ka rënë me 3,5%, duke zbritur në 224 mijë krerë.

Rënie te të imtat dhe derrat
Numri i të imtave ka shënuar një rënie me 2,5%, nga 1.206.000 në 1.177.000 krerë.
Rënie e theksuar edhe te delet, me -3,8%, dhe te dhirtat (-3,9%).
Në kategorinë e derrave, rënia është edhe më e fortë: -9,4%.

Qarku i Vlorës në krye për të imtat
Vlora kryeson në përqendrimin e të imtave, me 29,3% të numrit total kombëtar, ndjekur nga Gjirokastra me 14,5%.
Edhe për dhirtat, Vlora mban vendin e parë me 25,6%, përpara Gjirokastrës (14%).

Rënie në prodhimin e qumështit dhe mishit
Prodhimi total i qumështit ka rënë me 2,7%, nga 900.569 tonë në 876.688 tonë.
Qumështi i lopës vijon të mbetet dominues me 84,9% të totalit.
Prodhimi i mishit në peshë të gjallë ka pësuar rënie me 3,8%.

Ndryshime edhe te shpendët dhe mjalti
Numri i shpendëve është ulur lehtë me 0,6%, ndërsa numri i pulave ka rënë me 6,6%.
Prodhimi i vezëve ka rënë me 0,7%, nga 894 milionë në 888 milionë copë.
Në të kundërt, prodhimi i mjaltit ka pësuar rritje prej 5,4%, duke arritur në 5940 tonë.

Këto të dhëna pasqyrojnë dinamikat e reja në sektorin blegtoral shqiptar, ku disa kategori po shfaqin shenja rënieje, ndërsa të tjera si mjalti dhe gjedhët tregojnë potencial për zhvillim.

BluTV do të vijojë të ndjekë nga afër zhvillimet në bujqësi dhe blegtori, si sektorë kyç për ekonominë rajonale dhe kombëtare.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-