Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në QSUT pas një infeksioni të rëndë – nën masën e “arrestit me burg”

Ilir Beqaj shtrohet me urgjencë në QSUT pas një infeksioni të rëndë – nën masën e “arrestit me burg”

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), për shkak të një infeksioni të rëndë që ka shfaqur prej ditës së shtunë.

Sipas burimeve nga stafi mjekësor, Beqaj ka paraqitur temperaturë të lartë dhe probleme serioze në lëkurë, të cilat kanë kërkuar trajtim të menjëhershëm spitalor. Ai ndodhej nën masën e sigurisë “arrest me burg”, dhe ishte në paraburgimin e Durrësit, në kuadër të hetimeve për dosjen SASPAC, ku është një ndër të pandehurit kryesorë.

Përveç kësaj çështjeje, Beqaj përballet edhe me akuza penale në procesin gjyqësor “Sterilizimi”, i cili vijon në Gjykatën e Posaçme, lidhur me koncesionin e shumëdebatuar në sektorin shëndetësor.

Aktualisht, ish-ministri po mban kujdes të specializuar në QSUT nën mbikëqyrjen e autoriteteve penitenciare, ndërsa gjendja e tij shëndetësore mbetet në vëzhgim të vazhdueshëm. BluTV do të sjellë informacionet më të fundit mbi këtë zhvillim.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-