Identifikohen viktimat e vrasjes në Gjilan

Identifikohen viktimat e vrasjes në Gjilan

Dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën pas një sulmi me armë zjarri të ndodhur mesditën e së dielës në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, Kosovë.

Viktimat janë identifikuar si babë e bir, Selami Hasani dhe Edmond Hasani, argjendarë të njohur në qytet. Ata u qëlluan për vdekje në ambientet e jashtme të një kafeneje. Sipas mediave lokale, dyshohet se ngjarja lidhet me përfshirjen e tyre në fajde.

Në mesin e të plagosurve është edhe dhëndri i tyre, Bujar Hoxha, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në mesin e të plagosurve ndodhet edhe dhëndri i viktimave, Bujar Hoxha, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka identifikuar si autor të krimit Mefail Shkodrën, i cili ndodhet në arrati. Ndërkohë, djali i tij është arrestuar pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarje.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-