''Ibiza Final Boss'' është pseudonimi që i është dhënë Jack Kay një djali nga Newcastle-upon-Tyne i cili u bë i famshëm për modelin e tij të flokëve mjaft të veçantë dhe stilin e jetesës që ka pushtuar internetin.
I njohur për pamjen e tij të spikatur dhe prezencën karizmatike në skenën e natës në Ibiza, ai u bë një ikonë e kulturës rave, me shumë fansa që e shohin si një figurë legjendare të ishullit të festave.
Modeli i tij i veçantë që ka ngjallur komente dhe krahasime të shumta është bërë një simbol i personalitetit të tij unik. Ishte pikërisht ky model flokësh që e bëri Jack Kayn një fenomen viral. Me një buzëqeshje të shkëlqyer, mjekër të kuruar dhe një stilin e flokëve Kay shpërtheu në internet gjatë javës që shkoi.
Fansat dhe markat po e shfrytëzojnë këtë stil për ta shndërruar atë në një markë të njohur dhe ashtu si shumë të tjerë që janë bërë të famshëm, Kay mund të shohë një bum mundësish për sponsorime, paraqitje dhe dhurata falas.
Ai aktualisht ka nënshkruar një kontratë me agjentin e njohur të botës së shoubiz-it, Dave Read, i cili drejton agjencinë Neon Management, e cila ka klientë si Joey Essex dhe shumë yje të Love Island.
Komente