I nxehtë përvëlues – Si do të jetë moti këtë të martë në Shqipëri

I nxehtë përvëlues – Si do të jetë moti këtë të martë në Shqipëri

E marta do të sjellë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit. Sipas parashikimeve meteorologjike, moti do të jetë i kthjellët, ndërsa vranësirat do të paraqiten të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat malore gjatë mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor deri në verilindje, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në lugina dhe në bregdet, era do të jetë më e fortë, duke arritur shpejtësi deri në 15 m/s.

Sa i takon detit, pritet valëzim i lehtë deri mesatar, me forcë 1-3 ballë.

BluTV do të vijojë t’ju informojë për çdo ndryshim të kushteve atmosferike në vijim.

Lajmi nga: Pamela Shabani
Pamela Shabani

Pamela Shabani

Pamela Shabani është pjesë e redaksisë së Blu TV si gazetare e terrenit, duke sjellë në ekran realitetin përmes një vështrimi të ndjeshëm dhe analitik. E diplomuar në Psikologji, ajo kombinon aftësinë për të kuptuar dinamikat sociale me përkushtimin për të raportuar me objektivitet dhe përgjegjësi. Me interes të veçantë për çështjet sociale dhe historitë njerëzore, Pamela synon të japë zë atyre që shpesh mbeten në heshtje.

Komente

-