Humb jetën këmbësori i përplasur në Aksidentin Gjirokastër-Kakavijë

Humb jetën këmbësori i përplasur në Aksidentin Gjirokastër-Kakavijë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Gjirokastër-Kakavijë ku një këmbësor u përplas me një makinë. Ngjarja e cila ndodhi rreth orës 22:30 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Glinës” la të lenduar një 60-vjeçar i cili u godit nga një automjet tip Volkswagen që drejtohej nga shtetasi T. B., 29 vjeç.

Viktima humb jetën në spital
Pas aksidentit i plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ku ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Megjithatë mësohet se ai nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pas disa orësh ditën e sotme.

Drejtuesi i mjetit shoqërohet për hetime
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe shkakun e tij.

Ky aksident ka tronditur komunitetin dhe është një tjetër ngjarje tragjike e cila ka theksuar nevojën për më shumë kujdes në rrugë dhe respektim të rregullave të trafikut.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-