Horoskopi  - 7 korrik 2025

Horoskopi - 7 korrik 2025

DASHI
Venusi favorizon marrëdhëniet tuaja sot, do kuptoheni mirë me partnerin dhe do merrni vendime të rëndësishme. Beqarët kanë shanse për të takuar personin ideal. Kujdes nga Marsi, shmangni shpenzimet e tepërta.

DEMI
Mos qëndroni vetëm sot, sepse mund të përjetoni pesimizëm dhe mosmarrëveshje në çift. Beqarët do ndjejnë emocione të forta ndaj dikujt të ri. Financat kërkojnë maturi për të shmangur surprizat e pakëndshme.

BINJAKËT
Do dëshironi argëtim dhe partneri do ju përkrahë, por kujdes nga xhelozia. Beqarët preferojnë lirinë, ndërsa në financa do zgjidhni çështje të rëndësishme.

GAFORRJA
Marrëdhënia në çift do jetë e paqëndrueshme dhe me komunikim të zbehtë. Beqarët do kenë takime të favorshme, sinqeriteti është çelësi. Kujdes në menaxhimin e financave.

LUANI
Jeta në çift do jetë harmonike dhe plotë me dashuri. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm sot. Financat kërkojnë kujdes, shmangni shpenzimet e tepërta.

VIRGJËRESHA
Kini kujdes nga persona që mund t’ju fusin në telashe. Beqarët do kalojnë momente të bukura. Financat përmirësohen, buxheti do stabilizohet.

PESHORJA
Marrëdhënia në çift do jetë e mirë dhe plot përkrahje. Beqarët do joshin shumë dhe do kalojnë momente të mrekullueshme. Fati financiare do ju buzëqeshë.

AKREPI
Jeta sentimentale e trazuar, me kërkesa të shumta. Ndryshimet sjellin përmirësim nga darka. Beqarët pa ndryshime të mëdha. Financat do rriten, jeni të vendosur.

SHIGJETARI
Ditë e vështirë për çiftet me komunikim të keq. Beqarët do kenë fat në dashuri dhe mundësi për lidhje të reja. Kërkoni këshilla për financat.

BRICJAPI
Jeta në çift me tensione dhe keqkuptime. Beqarët mos nxitohen për dashurinë. Financat nën kontroll, do kaloni një sfidë me sukses.

UJORI
Ditë e favorshme për pajtim dhe qartësim në çift. Beqarët do kenë takime vendimtare. Financat kërkojnë guxim, por do ja dilni.

PESHQIT
Përpiquni të mos fiksoheni pas gabimeve të partnerit, dita do jetë e këndshme. Beqarët kanë shanse të mëdha për dashuri të përjetshme. Kujdes me rreziqet financiare.

Lajmi nga: Pamela Shabani
Pamela Shabani

Pamela Shabani

Pamela Shabani është pjesë e redaksisë së Blu TV si gazetare e terrenit, duke sjellë në ekran realitetin përmes një vështrimi të ndjeshëm dhe analitik. E diplomuar në Psikologji, ajo kombinon aftësinë për të kuptuar dinamikat sociale me përkushtimin për të raportuar me objektivitet dhe përgjegjësi. Me interes të veçantë për çështjet sociale dhe historitë njerëzore, Pamela synon të japë zë atyre që shpesh mbeten në heshtje.

Komente

-