Horoskopi  - 3 Korrik 2025

Horoskopi - 3 Korrik 2025

Dashi
Sot do jeni shumë dyshues dhe të stepur për të bërë hapa përpara. Nëse jeni në një lidhje, pranoni dhuratat pa u menduar se partneri kërkon diçka në këmbim. Gjërat nuk do jenë si duhet vetëm nëse dyshoni vazhdimisht. Beqarët do jenë sipërfaqësorë dhe mund të pranojnë ftesa pa u menduar gjatë. Në punë do jeni aktivë, por frika nga gabimet mund t’ju frenojë. Nëse keni shpenzime ose borxhe, sot është koha e duhur për t’i kryer.

Demi
Optimizmi dhe pozitiviteti do jenë në favorin tuaj sot. Në çift do diskutoni çështje të rëndësishme dhe fundi i ditës do jetë i qetë. Beqarët duhet të përgatiten për ndryshime interesante në dashuri. Në punë do ecni me siguri, duke shmangur gabimet e mëparshme. Financat do përmirësohen ndjeshëm.

Binjakët
Do ndiheni të pafuqishëm për të bërë hapat e planifikuar. Në çift, ruani klimën e ngrohtë dhe bëni kujdes me personat që mund t’ju prishin punë. Beqarët do jenë shumë joshës. Në punë do ketë vështirësi, por me kujdes mund t’ia dilni mbanë. Financat do jenë me fat dhe mund të bëni investime.

Gaforrja
Nervozizmi mund të sjellë debate gjatë ditës. Në çift do ketë momente delikate, por gjërat do ecin mirë. Beqarët nuk do kërkojnë ndryshime dhe do ndihen mirë. Në punë, mos u tregoni impulsivë për të shmangur gabimet. Financat do jenë të menaxhuara mirë.

Luani
Do përballeni me sfida në marrëdhënien me partnerin, sidomos lidhur me të kaluarën. Mos nxitoni në vendime. Beqarët nuk do jenë të bindur për fillimin e lidhjeve të reja. Në punë mos kërkoni promocion. Kujdes me shpenzimet për të shmangur probleme.

Virgjëresha
Sot do dëshironi të bëni diçka ndryshe, ndiqni zemrën. Në çift do përjetoni kënaqësi të veçanta. Beqarët mund të ndihen të bllokuar emocionalisht dhe duhet të veprojnë shpejt për të mos humbur një mundësi. Në punë do jeni të suksesshëm falë komunikimit të mirë. Financat kërkojnë kujdes.

Peshorja
Duhet të merrni vendime të rëndësishme, edhe pse nuk do jetë momenti më i mirë. Në çift mund të kërkoni ndarje të përkohshme. Beqarët nuk do kenë sukses në përpjekjet për të tërhequr dikë. Në punë do ndjeni presionin e hierarkisë. Financat janë të paqëndrueshme, mos bëni investime impulsive.

Akrepi
Do mendoni shumë për udhëtime dhe mund të nisni një aventurë. Në çift rutina po dominon, duhet të ndryshoni diçka. Beqarët duhet të jenë të kujdesshëm me personat që takojnë. Në punë do jeni të shpërqendruar nga kritikat. Financat kërkojnë planifikim të mirë.

Shigjetari
Mos u përpiqni të bindni të tjerët se keni gjithmonë të drejtë, pasi mund të komplikoni situatën. Në çift do jeni të shpërqendruar dhe mund të bëni gabime. Beqarët nuk do jenë në humor për lidhje. Në punë do kërkoni pozicione më të mira, por mund të krijoni probleme. Financat kërkojnë vëmendje.

Bricjapi
Jeta në çift do ndryshojë rrënjësisht për më mirë. Në lidhje do ndiheni të dashuruar dhe të përkëdhelur. Beqarët do takojnë persona tërheqës, por nuk duhet të nxitohen. Në punë do zgjidhni probleme të vjetra dhe do vlerësoheni. Kujdes me shpenzimet për të shmangur vështirësi financiare.

Ujori
Do jeni nën tension gjatë gjithë ditës dhe kjo mund të sjellë probleme në marrëdhënie. Në çift do ketë zënka të forta. Beqarët duhet të presin për të mos hyre në lidhje të paqëndrueshme. Në punë dëshironi ndryshime, por duhet durim dhe aprovime. Financat do jenë nën kontroll.

Peshqit
Do kaloni çdo gjë me buzëqeshje dhe do përballoni lehtë vështirësitë. Në çift do sqaroheni dhe do ndërtoni të ardhmen. Beqarët do kenë shumë takime dhe zgjedhja do jetë e vështirë. Në punë do bëni plane të detajuara për suksesin. Financat do jenë të shkëlqyera.

Lajmi nga: Pamela Shabani
Pamela Shabani

Pamela Shabani

Pamela Shabani është pjesë e redaksisë së Blu TV si gazetare e terrenit, duke sjellë në ekran realitetin përmes një vështrimi të ndjeshëm dhe analitik. E diplomuar në Psikologji, ajo kombinon aftësinë për të kuptuar dinamikat sociale me përkushtimin për të raportuar me objektivitet dhe përgjegjësi. Me interes të veçantë për çështjet sociale dhe historitë njerëzore, Pamela synon të japë zë atyre që shpesh mbeten në heshtje.

Komente

-