Himarë – Procedim penal ndaj administratorit dhe menaxherit të një karburanti që shiste pa kasë fiskale

Himarë – Procedim penal ndaj administratorit dhe menaxherit të një karburanti që shiste pa kasë fiskale

Një subjekt që furnizonte mjete lundruese me karburant në portin e Himarës është kapur në shkelje të ligjit për fiskalizimin. Administratori dhe menaxheri i karburantit po procedohen penalisht, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se po shisnin sasi të mëdha benzine pa përdorur pajisje fiskale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë ndërhynë pas marrjes së informacioneve për veprimtari të paligjshme në këtë subjekt që operon në shitjen e hidrokarbureve. Gjatë kontrollit në terren, u evidentua se subjekti po i shiste rreth 6000 litra benzinë, me autobot, pronarëve dhe përdoruesve të mjeteve lundruese në port, pa lëshuar kupon tatimor, në shkelje të qartë të ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ku nisi procedimi penal për:

S. K., 40 vjeç, banues në Krujë – administrator i karburantit

M. R., 51 vjeç, banues në Himarë – menaxher i karburantit

Hetimet vijojnë, ndërsa materialet janë në shqyrtim për veprime të mëtejshme nga Prokuroria.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-