Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë vijuar kontrollet për të parandaluar parkimet e gabuara që pengojnë qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve, veçanërisht mjetet e emergjencës. Pas një njoftimi për një automjet të parkuar gabim në rrugën “25 Marsi” në qytetin e Himarës, policia ndërhyri menjëherë.
Gjatë verifikimeve, u konstatua se një automjet tip "BMW" kishte bllokuar kalimin dhe kishte penguar kalimin e një mjeti zjarrfikës që ndodhej në një situatë emergjente.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë u shoqërua në polici dhe pas hetimeve u procedua penalisht për veprën “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” sipas nenit 293 të Kodit Penal. Po ashtu ndaj tij u vendos edhe një masë administrative prej 20.000 lekësh për shkelje të Kodit Rrugor neni 159.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të ngjashëm sidomos ato që pengojnë lëvizjen e mjeteve të emergjencës gjithmonë në numrin 112.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente