Himarë – Goditet një tjetër rast i shitjes së drogës në zonat turistike, arrestohet 36-vjeçari në Jalë

Himarë – Goditet një tjetër rast i shitjes së drogës në zonat turistike, arrestohet 36-vjeçari në Jalë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 36-vjeçar nga Tirana, i cili u kap në flagrancë me lëndë narkotike të ndara në doza, gati për shitje, në zonën turistike të Jalës, në Himarë.

Operacioni u zhvillua në kuadër të kontrolleve intensive në zonat bregdetare, pjesë e planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale gjatë sezonit veror. Shtetasi H. M., 36 vjeç, u ndalua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në ambientet ku ishte akomoduar, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuara narkotike, përkatësisht kokainë, MDMA dhe kanabis.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Vlorës, ndërsa i arrestuari do të hetohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, veçanërisht në zonat me fluks të lartë turistik.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-