Hetim për tenderin e urave, Jonaid Myzyri merret i pandehur nga SPAK

Hetim për tenderin e urave, Jonaid Myzyri merret i pandehur nga SPAK

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur Jonaid Myzyrin për shkelje të barazisë në tendera, në lidhje me detyrën e tij si kryetar i Komisionit të Prokurorimeve Publike.

Procedimi penal lidhet me një tender të zhvilluar në vitin 2020 për mirëmbajtjen e urës së Fanit dhe të lotit Shpal, përfshirë Urën e Repsit, me një fond limit prej 219 milionë lekësh.

Sipas hetimeve, gjatë zhvillimit dhe shqyrtimit të procedurës së prokurimit, Komisioni i Prokurimit Publik dyshohet se nuk ka marrë parasysh ankesat e depozituara, duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Prokuroria deklaron se nga veprimet e kryera është favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, për të cilët dyshohet se kanë paraqitur dokumentacion të falsifikuar në kuadër të procedurës së tenderimit.

SPAK vijon hetimet për të sqaruar të gjitha elementet e çështjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të përfshira.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-