Shkodër, 12 qershor – Një 31-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia e Shkodrës pas publikimit të një videoje ku shihet duke hedhur mbetje në lumin Buna nga një automjet me logon e një kompanie përpunimi të mishit të pulës.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shërbimet e Komisariatit të Shkodrës kanë kryer veprimet hetimore për identifikimin e personit të përfshirë në incident. Si rezultat, është identifikuar shtetasi K. Gj., 31 vjeç, banues në Shkodër, i cili dyshohet se ka hedhur mbetje industriale në lumin Buna gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet janë referuar në Prokurorinë e Shkodrës, ku ka nisur procedimi penal ndaj 31-vjeçarit për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.
Autoritetet kanë theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve në denoncimin e rasteve të tilla dhe shprehën angazhimin për të ndëshkuar çdo akt që cenon mjedisin dhe shëndetin publik.
Komente