Hartohet projektligji për familjet kujdestare: Asnjë fëmijë të mos mbetet pa kujdes

Hartohet projektligji për familjet kujdestare: Asnjë fëmijë të mos mbetet pa kujdes

Mbrojtja e fëmijëve në Shqipëri mbetet një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ministria bëri të ditur se po përgatitet për herë të parë një projektligj i dedikuar familjeve kujdestare, i cili synon të garantojë se çdo fëmijë pa kujdes prindëror ose në rrezik për ta humbur atë, të vendoset në një mjedis familjar të sigurt, mbështetës dhe gjithëpërfshirës.

Projektligji ka për qëllim të mbrojë të drejtat e fëmijëve duke u bazuar në parimin e interesit më të lartë të tyre. Sipas nismës, fëmijët që nuk mund të rriten pranë prindërve do të përfitojnë nga një sistem i përmirësuar kujdestarie, me standarde të reja dhe një model funksional të kujdestarisë profesionale.

Drafti pritet të modernizojë të gjithë mekanizmin e kujdesit për fëmijët në situata të vështira, duke siguruar mbështetje të vazhdueshme dhe kushte optimale për rritjen e tyre në një mjedis sa më të përshtatshëm.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-