Nga: Francine Talei Wong
Historia e Shqipërisë është një nga më të vjetrat në botë. Gjuha e tyre është e lashtë dhe kështu edhe historia që e shoqëron, duhet t’u lihet profesionistëve që ta mësojnë turistëve çdo vit.
Kontrolli i cilësisë dhe menaxhimi i guidave turistike dhe drejtuesve të tureve do të përcaktojë të ardhmen e shqiptarëve, pozicionin e vendit në turizëm dhe mënyrën si bota do ta perceptojë dhe mësojë kulturën shqiptare.
Drejtuesit e tureve janë profesionistë të certifikuar që udhëheqin grupe ndërkombëtare në vende të ndryshme, ndërsa guidat janë ekspertët që mësojnë konkretisht grupin për historinë.
Traditat shqiptare duhet të mësohen përmes institucioneve të duhura dhe të mësohen nga ekspertë të certifikuar.
Është në interesin e agjencive të udhëtimit dhe vendasve të monitorojnë këto aktivitete dhe praktika për të ruajtur trashëgiminë.
Guida dhe mësime historie të lira do të thotë që turistët nuk do ta vlerësojnë qytetin dhe do të shpenzojnë më pak.
Gjithçka lidhet me ndikimin ekonomik që kjo do të lërë pas.
Më shumë autenticitet, më shumë para, do të thotë turizëm cilësor me turistë që shpenzojnë.
T’u mësosh historinë turistëve ndikon në mënyrën si vendi vlerësohet dhe perceptohet në afatgjatë.
Çdo vit, monitorimi i kësaj shërbimi në Shqipëri duhet të kontrollohet dhe mbështetet nga bizneset lokale dhe agjencitë, për të parandaluar mbylljen e bizneseve të vogla, rënien e cilësisë së muzeumeve dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit turistik.
Shkrimtare e pasionuar pas trashëgimisë kulturore dhe asaj jomateriale, e përkushtuar ndaj ruajtjes së tyre përmes metodave të drejtpërdrejta dhe të tërthorta. E interesuar për zhvillimin teknologjik dhe ndikimin që ai ka në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë.
Komente