Gruaja Shtatzënë e Basketbollistit Italian Kafshohet nga Peshkaqeni

Gruaja Shtatzënë e Basketbollistit Italian Kafshohet nga Peshkaqeni

Një incident i rëndë ka ndodhur në plazhin e Isla Verde në Puerto Riko ku Eleonora Boi, gazetarja sportive dhe bashkëshortja e basketbollistit italian Danilo Gallinari është kafshuar nga një peshkaqen gjatë kohës kur ishte duke notuar.

Lajmi është raportuar nga televizioni lokal Wapa TV i cili ka konfirmuar se Boi është dërguar menjëherë në spitalin Universitar të Puerto Rikos në Carolina. Sipas burimeve mjekësore gjendja e saj është e qëndrueshme dhe nuk ka rrezik për jetën megjithatë ajo ka pësuar një plagë në kofshë.

Eleonora Boi është aktualisht shtatzënë dhe incidenti ka shqetësuar jo vetëm familjen e saj por edhe të gjithë ata që janë të lidhur me ngjarjen. Nilda Jiménez biologe në Departamentin e Burimeve Natyrore ka konfirmuar se peshkaqeni që e kafshoi Boin ishte “tiburón gata” një lloji njohur edhe si "peshkaqeni infermier" i cili jeton në ujëra të cekëta. Ky lloj peshkaqeni aktualisht është në sezonin e çiftëzimit prandaj ka shumë gjasa të shihet shpesh nga njerëzit.

Ruben Moyeno, komisioneri i policisë bashkiake të Karolinës, bëri thirrje për kujdes maksimal nga pushuesit, duke paralajmëruar që ata të jenë të vigjilentë për çdo lëvizje të dyshimtë në ujë. Ai shtoi se autoritetet po monitorojnë situatën me kujdes dhe po mbajnë nën vëzhgim plazhet e frekuentuara nga turistët.

Ky incident ka rikthyer vëmendjen për sigurinë në plazhet e Puerto Rikos, duke u bërë një kujtesë për pushuesit për të qenë të kujdesshëm, veçanërisht gjatë sezonit të aktivitetit të peshkaqenëve.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-