Aktivistja e njohur për klimën, Greta Thunberg, do të udhëheqë një protestë në Tiranë sot më 23 korrik, në Sheshin Skënderbej, për të kërkuar drejtësi për Gazën dhe fundin e keqtrajtimit të popullit palestinez.
Në një kohë kur Gaza po kalon në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe përkeqësimit të krizës humanitare, Greta dhe qytetarët shqiptarë së bashku me organizata të ndryshme janë mobilizuar për të dhënë një mesazh të fuqishëm. Protesta do të zhvillohet në orën 18:00 dhe kërkesa kryesore do të jetë ndërprerja e pushtimit të paligjshëm izraelit, rrethimit dhe politikave të aparteidit që po ushtrohen ndaj palestinezëve.
Aktivistët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga komuniteti ndërkombëtar, duke i bërë thirrje për të mbështetur popullin palestinez dhe për të ndihmuar në përfundimin e krizës humanitare që ka kapluar Gaza. Thunberg do të bashkohet me valën globale të protestave, duke kërkuar që vendet dhe organizatat ndërkombëtare të qëndrojnë në anën e drejtësisë dhe të bëjnë presion për të ndalur dhunën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në rajon.
Kjo protestë është një pjesë e mobilizimeve globale, që po kërkojnë një veprim urgjent për të mbrojtur jetët dhe dinjitetin e palestinezëve dhe për të sjellë një fund të gjenocidit dhe aparteidit që ata po vuajnë.
Thirrja për solidaritet dhe veprim ndërkombëtar është më e fortë se kurrë, dhe kjo protestë është një mundësi për shqiptarët dhe të gjithë ata që besojnë në paqen dhe drejtësinë, të shprehin mbështetje për popullin palestinez.
Adriatik Golemaj, Drejtor Ekzekutiv i televizionit, ka 28 vite përvojë në media lokale dhe ndërkombëtare. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe prezantues, si dhe si ndërmjetës për organizata mediatike të huaja. Ka drejtuar projekte komunikimi me publikun dhe median për kompani ndërkombëtare. Në rolin e tij aktual, ai garanton funksionimin e televizionit dhe përfaqëson institucionin në bashkëpunime strategjike.
Komente