Goditen nga mbi 900 tërmete brenda dy javësh - Banorët e ishujve japonezë pa gjumë dhe në panik

Goditen nga mbi 900 tërmete brenda dy javësh - Banorët e ishujve japonezë pa gjumë dhe në panik

Një seri e pazakontë me më shumë se 900 tërmete ka tronditur ishujt e Tokara në jug të Japonisë gjatë dy javëve të fundit, duke mbajtur banorët në ankth dhe pa gjumë. Tërmetet e fundit, përfshirë një prej 5.5 ballë të shkallës Rihter, kanë bërë që autoritetet të jenë në gatishmëri, edhe pse fatmirësisht nuk ka raporte dëmesh apo valë tsunami.

Banorët tregojnë për natë pa qetësi, me shtëpitë që lëkunden dhe një ndjesi konstante pasigurie. “Është shumë frikësuese të biesh në gjumë kur gjithçka dridhet,” tha një prej tyre për mediat lokale.

Zona e Tokara është e njohur për aktivitetin e lartë sizmik, por intensiteti dhe frekuenca e këtyre lëkundjeve kanë qenë të jashtëzakonshme. Për shkak të shqetësimeve, disa shtëpi pritëse kanë ndaluar pranimin e turistëve, duke u përgatitur të shërbejnë si strehë për banorët.

Në të njëjtën kohë, në Japoni vazhdojnë shqetësimet për ardhjen e një tërmeti të madh, ndërsa autoritetet nxisin masat parandaluese për t’u përgatitur ndaj një fatkeqësie të mundshme.

Lajmi nga: Ariola Hasanaj
Ariola Hasanaj

Ariola Hasanaj

Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.

Komente

-