Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka shpallur të pafajshëm pesë efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me tragjedinë e ndodhur më 2022, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj. Pas një procesi gjyqësor trevjeçar, ku prokuroria kërkoi dënim me nga 1 vit e 6 muaj burg për secilin prej efektivëve, gjykata ka vendosur t'i shpallë ata të pafajshëm.
Në një vendim të veçantë, Arjan Tasa u dënua me 12 vite burg për "vrasje me dashje" lidhur me ngjarjen tragjike. Ndërkaq, një grup i tjetër efektivësh u gjykua për shpërdorim detyre për mungesën e masave të sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik, por ata gjithashtu u shpallën të pafajshëm.
Ky proces ka ndodhur pas tre vitesh hetimesh dhe gjykimi, duke ngjallur reagime të shumta për drejtësinë e dhënë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
Komente