Fier, 26 Korrik 2025 – Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier nën drejtimin e gjyqtares Aurora Tusha, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen në pyetje të katër personave të cilët ndodhen nën hetim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.
Seanca e zhvilluar sot u mbajt me dyer të mbyllura, dhe ishte pjesë e hetimeve për shkelje të funksioneve publike dhe ndikim të jashtëligjshëm në proceset e vendimmarrjes zyrtare. Gjyqtarja Tusha shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë, ndërkohë që vendimi u shpall më pas.
Masat e sigurimit për të akuzuarit:
- A. H. dhe V. Ç. do të vazhdojnë të mbahen në masën e “arrestit shtëpiak”.
- A. C. dhe M. D. janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës publike, ndërsa për M. D. është revokuar masa “ndalim për të dalë jashtë shtetit”.
- V. Ç. ka humbur pezullimin nga detyra por mbetet nën masën e “arrestit shtëpiak”.
Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditësh. Hetimet kanë të bëjnë me shkelje të detyrës në ushtrimin e funksioneve publike dhe ndikim të paligjshëm në vendimmarrje zyrtare.
E diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Bukuresht, në vitet 1998–2003, Marsela Topi ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të qëndrueshme në fushën e medias, duke kontribuar në radio, televizione lokale dhe qendrore.
Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj informimit të saktë dhe profesional, ajo njihet për stilin e saj të matur, korrekt dhe të ndërtuar mbi parimin e objektivitetit gazetaresk.
Përvoja e saj shumëvjeçare është pasqyruar në mbulimin e ngjarjeve me rëndësi dhe në trajtimin e temave me ndjeshmëri publike, duke ruajtur gjithmonë integritetin dhe besueshmërinë si gazetare.
Komente