Gjykata e Apelit dënon Florian Taçin me 4 vite burg për mashtrim dhe falsifikim

Gjykata e Apelit dënon Florian Taçin me 4 vite burg për mashtrim dhe falsifikim

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka shpallur fajtor Florian Taçin, ish-drejtorin e Kadastrës së Gjirokastrës, duke e dënuar me 4 vite burg për dy vepra penale, atë të mashtrimit dhe falsifikimit. Vendimi ka sjellë ndryshimin e masës së dënimit të dhënë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, e cila e kishte dënuar me 6 vite burg.

Sipas vendimit të kryesueses së seancës gjyqësore, gjykatëses Valdete Hoxha, dënimi është ulur pasi Taçi ka pranuar konsumimin e veprave penale, duke kërkuar gjykim të shkurtuar. Kjo ka sjellë një zbritje të dënimit me 2.8 vite, duke i mbetur Florian Taçit të vuajë më shumë se 1 vit e gjysmë në një burg të sigurisë së zakonshme, pasi deri tani ka vuajtur dënimin në banesë.

Në të njëjtën çështje, u la në fuqi edhe dënimi për bashkëpunëtorin e Taçit, Alban Memisha, i cili do të vuajë 2.5 vite burg pas gjykimit të shkurtuar. Ndërsa Julian Nakuçi, i cili ishte akuzuar gjithashtu, u liroi nga të gjitha akuzat.

Florian Taçi dhe Alban Memisha u arrestuan më 28 Shkurt 2024 gjatë një aksioni të policisë, pasi u kapën duke falsifikuar dokumente përkatëse në zyrën e ish-drejtorit. Taçi, i cili kishte akses të plotë në serverin qëndror të Kadastrës së Shqipërisë, përdorte këtë mundësi për të manipuluar të dhënat dhe për të dhënë prona të falsifikuara me vula dixhitale.

Pritet që Florian Taçi të ndodhet për herë të parë në qelinë e burgut për të vuajtur dënimin e ngelur prej 1.8 viteve.

Lajmi nga: Entjola Budo
Entjola Budo

Entjola Budo

15 vite eksperience pune ne media audiovizove. Puna ne terren pasioni i saj.

Komente

-