Në kuadër të planit operacional anticannabis të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë vijuar kontrollet intensive, duke goditur një tjetër rast të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike.
Gjetjet dhe Arrestimet
Në një banesë në Lazarat, u sekuestrohen 1.4 kilogramë Cannabis Sativa, e gatshme për shitje, dhe disa bimë narkotike u asgjësuan. Si rezultat i këtyre kontrolleve, është arrestuar shtetasi M. M., i cili dyshohet se ka kultivuar bimët dhe ka prodhuar lëndën narkotike.
Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij, u gjetën disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa brenda banesës u sekuestrua një sasi prej 1.4 kilogramë lënde narkotike, e cila ishte e përgatitur për shitje.
Procedurat Ligjore
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për hetime dhe veprime të mëtejshme.
Policia e Gjirokastrës vazhdon angazhimin e saj në luftën kundër krimit dhe narkotikëve, duke mbështetur sigurinë dhe rendin në të gjithë territorin e qarkut.
#angazhimpërkushtimsakrificë 👮🚔
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit 🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve 🤝
#denonconë112 📞
15 vite eksperience pune ne media audiovizove. Puna ne terren pasioni i saj.
Komente