Gjirokastër – Arrestohet 29-vjeçari për aksident në aksin "Gjirokastër-Kakavije", këmbësori në spital

Gjirokastër – Arrestohet 29-vjeçari për aksident në aksin "Gjirokastër-Kakavije", këmbësori në spital

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, pas veprimeve të kryera për hetimin e aksidentit, arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 29 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin në aksin rrugor "Gjirokastër-Kakavije", ka aksidentuar këmbësorin S. A., 56 vjeç, banues në fshatin Lazarat. Për pasojë, 56-vjeçari ka marrë dëmtime dhe ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës, ku po merr kujdes mjekësor.

Veprime të tjera nga policia e Gjirokastrës dhe Tepelenës
Po në këtë rajon, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 66 vjeç, banues në Memaliaj. Ai dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një objekt kulti në fshatin Salari.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet kanë referuar materiale në Prokurori për dy raste të tjera:

- A. M., 31 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht një shtetas 41-vjeçar.

- Sh. H., dyshohet se ka hapur një rrugë në fshatin Bablonjë, pa lejen e organeve kompetente.

Veprime të mëtejshme
Materialet procedurale për të tre rastet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Lajmi nga: Entjola Budo
Entjola Budo

Entjola Budo

15 vite eksperience pune ne media audiovizove. Puna ne terren pasioni i saj.

Komente

-