Formula 1/ Oscar Piastri drejt titullit kampion, australiani dominon edhe në Majemi

Formula 1/ Oscar Piastri drejt titullit kampion, australiani dominon edhe në Majemi

Oscar Piastri vijon shkëlqimin në sezonin 2025 të Formula 1, duke fituar bindshëm Çmimin e Madh të Majemit dhe duke rritur avantazhin në krye të renditjes së pilotëve. Fitorja në Majemi është e katërta për australianin këtë sezon dhe e treta radhazi, duke e vendosur atë si pretendentin kryesor për titullin kampion.

Pasi kaloi Max Verstappen me një parakalim spektakolar, Piastri nuk e dorëzoi më pozicionin e parë deri në flamurin kuq e zi. McLaren dominoi garën, me Lando Norris që siguroi vendin e dytë dhe një tjetër dyshe të artë për ekipin britanik. George Russell i Mercedes përfundoi në podium, ndërsa Verstappen, ndonëse nisi fort, nuk arriti të ruante ritmin dhe u pozicionua i katërti.

Fundjavë e zymtë për Ferrari-n, që dështoi të futet në garën për podium. Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, përkatësisht në vendin e shtatë dhe të tetë, nuk mundën të përballojnë mungesën e ritmit dhe vendimet strategjike të dobëta të skuadrës italiane. Kjo ishte një tjetër garë zhgënjyese që thellon krizën për Ferrari-n, tashmë në vendin e katërt në renditjen e konstruktorëve.

Renditja e Pilotëve pas Çmimit të Madh të Majemit:

Oscar Piastri (McLaren) – 131 pikë

Lando Norris (McLaren) – 115 pikë

Max Verstappen (Red Bull) – 99 pikë

George Russell (Mercedes) – 93 pikë

Charles Leclerc (Ferrari) – 53 pikë

Renditja e Konstruktorëve:

McLaren-Mercedes – 246 pikë

Mercedes – 141 pikë

Red Bull Racing-Honda RBPT – 105 pikë

Ferrari – 94 pikë

Williams-Mercedes – 37 pikë

Gara e radhës do të zhvillohet më 18 maj në Imola, Itali, e vlefshme për Çmimin e Madh të Emilia Romagna-s

Lajmi nga: Vjola Murati
Vjola Murati

Vjola Murati

Vjola Murati është spikere dhe gazetare në Blu Televizion, me një formim akademik në Shkenca Sociale dhe Komunikim nga Universiteti i Tiranës. Ajo sjell në ekran profesionalizëm, ndjeshmëri dhe përkushtim ndaj realitetit të komunitetit vendas.

Komente

-