Forcat e Armatosura dhe Strukturat e Emergjencave Civile Vazhdimisht në Terren për Pëballimin e Zjarreve

Forcat e Armatosura dhe Strukturat e Emergjencave Civile Vazhdimisht në Terren për Pëballimin e Zjarreve

Forcat e Armatosura, strukturat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), si dhe emergjencat civile vendore vijojnë përpjekjet intensive për të vënë nën kontroll zjarret që janë aktive në disa zona të vendit. Aktualisht, 953 forca, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe një avion Canadair italian janë të angazhuar në operacione të vazhdueshme nga ajri dhe nga terreni.

Operacionet po zhvillohen në këto zona:

🔹 Parku Kombëtar i Lurës – Dibër

🔹 Zall Gjoçaj – Mat

🔹 Qafë Buall – Bulqizë / Plan i Bardhë – Klos

🔹 Kalasa – Delvinë

🔹 Markat – Konispol

🔹 Piqeras & Sasaj – Himarë

🔹 Fang & Kulme – Rrëshen

🔹 Dishnicë – Korçë

🔹 Parku i Prespës – Pustec

🔹 Fushëbardhë & Skërficë – Gjirokastër

🔹 Dragobi – Tropojë

🔹 Mali i Shkëlzenit – Tropojë

🔹 Shëngjergj – Tiranë

🔹 Kuç – Vorë / Shetel – Shijak

🔹 Bjeshka e Rahovicës – Malësi e Madhe

Situata mbetet e vështirë në disa prej këtyre zonave për shkak të erës dhe terrenit të vështirë, por forcat e emergjencave janë të përkushtuara në përballimin e çdo sfide. Puna është në vazhdimësi, ndërsa po përdoren të gjitha mjetet dhe burimet për të mbajtur nën kontroll flakët dhe për të siguruar jetën dhe pasuritë e qytetarëve.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Media e dytë
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-