Forca Ajrore përdor dronë për monitorimin e zjarreve në jug të vendit

Forca Ajrore përdor dronë për monitorimin e zjarreve në jug të vendit

Në përballje me situatën e zjarreve në jug të vendit, Forca Ajrore ka intensifikuar ndjeshëm monitorimin ajror duke përdorur dronë të teknologjisë së avancuar. Droni Bayraktar TB2, i nisur nga Baza Ajrore e Kuçovës, po transmeton në kohë reale të dhëna të detajuara mbi përhapjen e flakëve në zonat e rrezikuara.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky sistem i monitorimit është në funksion 24 orë në ditë dhe shërben për:

Parandalimin e përhapjes së zjarreve,

Reagimin e shpejtë të helikopterëve dhe forcave tokësore,

Sinjalizimin e autoriteteve në rastet kur evidentohen zjarrvënie të dyshuara qëllimisht.

Përdorimi i teknologjisë ajrore po ndihmon ndjeshëm në menaxhimin efikas të emergjencës, duke mbrojtur jetën e qytetarëve, pasuritë dhe mjedisin natyror.

Autoritetet vijojnë të ndjekin me vëmendje situatën në terren, ndërsa Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të menjëhershme në rast nevoje.

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-