Fluks Udhetarësh në Portin e Vlorës - Dy Tragete në Linjën Vlorë–Brindisi

Fluks Udhetarësh në Portin e Vlorës - Dy Tragete në Linjën Vlorë–Brindisi

Përballimi i fluksit të shtuar të udhëtarëve për sezonin turistik

Në kuadër të sezonit turistik, trageti i dytë në linjën Vlorë–Brindisi–Vlorë ka nisur tashmë operimin për të përballuar kërkesën e lartë për udhëtime drejt dhe nga Italia. Autoritetet portuale kanë marrë masa për të siguruar një shërbim të shpejtë dhe efikas, duke vendosur që të operojnë dy tragete në mënyrë të përditshme gjatë 15-ditëshit të dytë të korrikut dhe muajit gusht, periudha më e ngarkuar e sezonit.

Sipas të dhënave nga Porti i Vlorës, 950 pasagjerë, 200 automjete dhe 20 kampera kanë mbërritur përmes kësaj linje detare vetëm gjatë ditës së sotme, duke përfshirë turistë të huaj dhe emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Për të përballuar fluksin dhe për të shmangur vonesat gjatë imbarkimit dhe zbarkimit, janë aktivizuar gjashtë sportele në terminalin e pasagjerëve.

Autoritetet presin që fluksi i udhëtarëve të vijojë të rritet në ditët në vijim, duke e bërë linjën Vlorë–Brindisi një nga më të frekuentuarat gjatë këtij sezoni turistik.

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-