Flamurtari nën administrimin e kompanive turke dhe Sinan Idrizit – drejt një sezoni të ri me ambicie dhe investime

Flamurtari nën administrimin e kompanive turke dhe Sinan Idrizit – drejt një sezoni të ri me ambicie dhe investime

Flamurtari i Vlorës do të vijojë të jetë nën administrimin e kompanive turke dhe biznesmenit Sinan Idrizi, deri në një afat të pacaktuar, përpara se të nisë procesi i plotë i privatizimit të klubit. Vendimi është marrë nga Këshilli Bashkiak i Vlorës, një zhvillim i pritur sipas drejtorit të klubit, Alfred Ferko, duke marrë parasysh investimet e bëra deri më tani në skuadër.

“Është një vendim pozitiv dhe i pritshëm. Investimet e deritanishme tregojnë seriozitet dhe përkushtim për ta kthyer Flamurtarin në një emër të fortë të futbollit shqiptar,” u shpreh Ferko për BluTV.

Merkatoja verore ka nisur zyrtarisht, me dy afrime të reja tashmë të konfirmuara dhe rinovime me disa nga lojtarët e sezonit të kaluar, me qëllimin për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe cilësore për edicionin e ri në Kategorinë Superiore.

“Synimi ynë është të ndërtojmë një skuadër solide dhe të qëndrueshme. Merkato po ecën sipas planit dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet edhe trajneri i ri,” shtoi drejtori i klubit.

Trajneri i ri i Flamurtarit është nga Spanja, një emër që pritet të konfirmohet zyrtarisht në ditët në vijim. Ai do të marrë drejtimin e skuadrës në një moment kyç, ndërsa sezoni i ri futbollistik pritet të nisë në muajin gusht.

Flamurtari ka hyrë në një fazë të re drejt profesionalizimit dhe stabilitetit, me mbështetje të huaj dhe ambicie për të rikthyer lavdinë e dikurshme të klubit historik vlonjat.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-