Ekipi i basketbollit për femra Flamurtari ka nisur sezonin e ri me një trofe të rëndësishëm, duke fituar Superkupën e Shqipërisë. Në finalen e zhvilluar ndaj skuadrës së Tiranës, vajzat vlonjate triumfuan me rezultatin 79–69, duke treguar formë të shkëlqyer dhe ambicie të qarta për sezonin e ri.
Ndeshja u karakterizua nga intensiteti i lartë dhe loja kolektive, ku skuadra e Flamurtarit dominoi në periudha të rëndësishme të sfidës, duke mos lënë hapësira për kthesë të kundërshtareve.
Ky është trofeu i parë i sezonit për Flamurtarin, që hyn kështu fuqishëm në garë, me synimin për të rivalizuar për titullin kampion dhe për të ruajtur traditën e gjatë të suksesit në basketbollin shqiptar për femra.
Komente