“Fish&Fish” – Inovacion dhe freski në zemër të Vlorës

“Fish&Fish” – Inovacion dhe freski në zemër të Vlorës

Bizneset e peshkut në Vlorë po përqafojnë modele inovative dhe po ndryshojnë mënyrën si shijohet ushqimi i detit. Një prej shembujve më të spikatur është “Fish&Fish”, një treg dhe restorant modern i krijuar nga Aleksandër Lilaj që po tërheq vëmendjen e vendasve dhe turistëve me konceptin e tij unik të “kuzhinës së hapur”.

Klientët zgjedhin vetë peshkun nga raftet e mbushura me produkte të freskëta e të ruajtura në ngrirëse me akull dhe më pas ai gatuhet menjëherë përpara syve të tyre. Transparenca dhe freskia janë në qendër të këtij koncepti, duke krijuar një përvojë autentike për çdo vizitor.

Furnizimi me peshk realizohet çdo mëngjes dhe shpërndahet edhe në disa nga restorantet më të njohura të qytetit. Ndërkohë, “Fish&Fish” po zgjerohet për të përfshirë një hapësirë të dedikuar për fëmijët, duke e kthyer restorantin në një destinacion ideal për familjet.

“Asgjë nuk shkon dëm,” thotë Aleksandri, i cili kujdeset për çdo detaj të biznesit, përfshirë menaxhimin e mbetjeve dhe përpunimin e çdo produkti të mundshëm.

Veç klientëve vendas, “Fish&Fish” ka fituar popullaritet të madh edhe tek turistët që vlerësojnë freskinë, ambientin e ngrohtë dhe atmosferën familjare. Restoranti ka nisur edhe një shërbim dërgese brenda qytetit, i aksesueshëm përmes Google.

Disa nga komentet e klientëve:

“Zbulimi më i mirë në udhëtimin tim në Shqipëri. Ushqim fantastik, staf mikpritës dhe peshk i freskët. U ktheva dy herë në tre ditë!”

“Gjithçka është jashtëzakonisht e shijshme. E kam vizituar disa herë dhe gjithmonë kam mbetur i kënaqur.”

Aktualisht, Aleksandri është në kërkim të një profesionisti për të zhvilluar aplikacionin zyrtar të restorantit, ndërsa fton të gjithë dashamirësit e ushqimit të detit që të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi të suksesshëm.

Nëse jeni në Vlorë, “Fish&Fish” është një vend që nuk duhet humbur!

Lajmi nga: BLU TV Reports
Media e dytë

Komente

-