Finiq - Ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe me bimësi në mal, procedohet penalisht 59-vjeçari

Finiq - Ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe me bimësi në mal, procedohet penalisht 59-vjeçari

Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore dhe për parandalimin e zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Ç., 59 vjeç, banues në Finiq.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se më datë 23 korrik 2025, rreth orës 21:30, 59-vjeçari ka ndezur zjarr në malin e Finiqit, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje me shkurre dhe bimësi të dendur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Mali i Finiqit”, ku zjarrvënia ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Materialet procedurale u kaluan për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Policia apelon për kujdesin e qytetarëve

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarr në asnjë rast, pasi kjo është një vepër penale e dënueshme me ligj. Policia inkurajon qytetarët të denoncojnë çdo rast të dyshimtë në numrin 112, duke garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

#AngazhimPërkushtimSakrificë

Lajmi nga: Armand Xhelili
Armand Xhelili

Armand Xhelili

Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.

Komente

-