Finalizohet operacioni policor "Në gjurmë", arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes në Vlorë

Finalizohet operacioni policor "Në gjurmë", arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes në Vlorë

Pas një hetimi të kujdesshëm dhe operacioni policor të koduar "Në gjurmë" policia e Vlorës ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit R. H., 58 vjeç për ngjarjen e ndodhur në prill të vitit 2025.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës çoi në lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit K. B , alias A. G., 42 vjeç i dyshuar si bashkëautor në veprën penale "Vrasje me paramendim" kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 27 prill 2025 rreth orës 06:20 pranë Poliklinikës së Vlorës ku shtetasi R. H. u vra me armë zjarri.

Shtetasi K. B. është një individ me të kaluar kriminale i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe pjesë e një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda.

Në vijim të hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë të Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për K. B. Ndërkohë, policia vijon veprimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës, e cila po zhvillon hetimet përkatëse.

Lajmi nga: Ariola Hasanaj
Ariola Hasanaj

Ariola Hasanaj

Ariola është një gazetare e re dhe energjike në ekipin e Blu TV, e njohur për qasjen e saj dinamike ndaj lajmit dhe pasionin për gazetarinë terreni. Ajo sjell një zë të freskët dhe angazhim të vazhdueshëm në pasqyrimin e problematikave sociale dhe zhvillimeve aktuale, duke qenë afër komunitetit dhe duke raportuar me saktësi e profesionalizëm.

Komente

-