Finalizohet Operacioni Policor Antidrogë "Dealer" në Tepelenë - Arrestohet 53-vjeçari që Shiste Kanabis

Finalizohet Operacioni Policor Antidrogë "Dealer" në Tepelenë - Arrestohet 53-vjeçari që Shiste Kanabis

Operacioni antidrogë i koduar “Dealer” ka finalizuar me sukses në Tepelenë. Një shtetas, i identifikuar si Q. Ç., 53 vjeç, është arrestuar në flagrancë pas një kontrolli të detajuar në banesën e tij dhe gjatë një operacioni të koordinuar mes Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Sektorit Operacional.

Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme cannabisi, gati për t’u ndarë në doza dhe për tu shitur në lagje të ndryshme të qytetit. Gjithashtu, u konfiskua edhe celulari i të arrestuarit, i cili mund të jetë përdorur për komunikimin me konsumatorët.

Ky operacion vjen si rezultat i një hetimi të mirëorganizuar dhe administrimit të informacionit të siguruar nga rrugë operative, për një person që shiste lëndë narkotike në këtë zonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112

Lajmi nga: BLU TV Reports
Media e dytë

Komente

-