Finalizohet me sukses Operacioni "Attempt 2" -  4 persona të arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit

Finalizohet me sukses Operacioni "Attempt 2" - 4 persona të arrestuar për kalim të paligjshëm të kufirit

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "Attempt 2", i cili çoi në arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve, përfshirë edhe organizatorin e aktivitetit kriminal. Të arrestuarit, të cilët dyshohen për ndihmën ndaj emigrantëve të huaj për kalimin e paligjshëm të kufirit, janë kapur gjatë një operacioni të koordinuar, ku u sekuestruan dy automjete, 400 euro dhe 6 celularë.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", erdhi pas informacionit të siguruar përmes rrugëve policore. Ata kishin si objektiv zbardhjen dhe goditjen e një rrjeti kriminal që transportonte emigrantë për të kaluar kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme.

Arrestimet dhe detajet e operacionit:
Në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Ura e Kardhiqit", u kap një shtetas i mitur, 17 vjeç, nga Lushnja, i cili drejtonte një automjet tip "Mercedes Benz", pa leje drejtimi. Ai transportonte 9 emigrantë nga Egjipti, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Pavarësisht urdhrit të punonjësit të Policisë, ai braktisi automjetin dhe u largua.

Gjithashtu u arrestuan shtetasit K. B. (29 vjeç) dhe A. A. (48 vjeç), të dy nga Lushnja, të cilët dyshohet se po kontrollonin rrugën për të informuar 17-vjeçarin për praninë e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dy automjete, 400 euro dhe 6 celularë.

Hetimet vazhdojnë:
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Ky operacion është një tjetër hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të trafikut të emigrantëve dhe kalimit të paligjshëm të kufirit.

#angazhimpërkushtimsakrificë 👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit 🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve 👮️🤝🙍️

Lajmi nga: Entjola Budo
Entjola Budo

Entjola Budo

15 vite eksperience pune ne media audiovizove. Puna ne terren pasioni i saj.

Komente

-