Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar disa raste arrestimesh dhe procedimesh penale gjatë 24 orëve të fundit:
G. H., 40 vjeç, banues në Fier, u arrestua pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe u përplas me makinën e një shtetaseje rumune, 46 vjeçe. Përplasja shkaktoi vetëm dëme materiale.
F. M., 22 vjeç, banues në Greqi, u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.
A. H., 28 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, u arrestua pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës një 33-vjeçar.
H. Xh., 28 vjeç, banues në Roskovec, u procedua penalisht pasi dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore në një banesë.
R. Gj., 48 vjeç, banues në Fier, u shpall në kërkim pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të motrës së tij. Po punohet për kapjen e tij.
Në Lushnjë:
Xh. P., 28 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, u arrestua pasi dyshohet se ka goditur rëndë me grushte një 60-vjeçar, duke i shkaktuar plagë të rënda.
K. A., 26 vjeç, banues në fshatin Toshkëz, u procedua penalisht pasi ka goditur me grushte një 38-vjeçar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
E diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Bukuresht, në vitet 1998–2003, Marsela Topi ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të qëndrueshme në fushën e medias, duke kontribuar në radio, televizione lokale dhe qendrore.
Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj informimit të saktë dhe profesional, ajo njihet për stilin e saj të matur, korrekt dhe të ndërtuar mbi parimin e objektivitetit gazetaresk.
Përvoja e saj shumëvjeçare është pasqyruar në mbulimin e ngjarjeve me rëndësi dhe në trajtimin e temave me ndjeshmëri publike, duke ruajtur gjithmonë integritetin dhe besueshmërinë si gazetare.
Komente