Fier – Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Daullas, tym i dendur nga djegia e gomave

Fier – Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Daullas, tym i dendur nga djegia e gomave

Një zjarr ka përfshirë paraditen e sotme vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Daullas, në Bashkinë Fier, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët e zonës. Flakët janë përhapur shpejt për shkak të pranisë së gomave të përdorura në vendgrumbullim, të cilat kanë prodhuar tym të dendur dhe të zi, që ka mbuluar gjithë zonën.

Banorët janë alarmuar pasi në afërsi të zjarrit ndodhen varrezat e fshatit, çka ka rritur rrezikun për përhapjen e flakëve dhe ndotjen e mjedisit përreth.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Po ashtu, në terren kanë mbërritur edhe forcat e policisë, të cilat po hetojnë mbi shkaqet e ngjarjes.

Autoritetet lokale bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe për respektimin e rregullave të trajtimit të mbetjeve, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla që rrezikojnë sigurinë e komunitetit dhe ndotin rëndë mjedisin.

Lajmi nga: Elton Nika
Elton Nika

Elton Nika

Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.

Komente

-