Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas të dhënave paraprake, shkak i flakëve dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike e dalë nga pompa vaditëse e ujit.
Zjarrin ka shpërthyer brenda pak minutash duke shkrumbuar rreth 400 dëngje bari, ndërsa është djegur edhe një stallë bagëtish, ku ndodheshin mjete dhe pajisje bujqësore si jonxha, frezë dhe vegla të tjera të punës.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Forcat zjarrfikëse ndërhynë në vendngjarje për të izoluar dhe shuar flakët, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit.
Elton Nika është gazetar i njohur nga Vlora, me një karrierë të gjatë në raportimin e lajmeve lokale dhe kombëtare. Aktualisht, ai kontribuon në Blu TV me kronika nga terreni dhe emisione informuese.
Komente