Është zhvilluar mesditën e sotme seanca e radhës gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Sipas përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Ledio Braho, Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier ka dorëzuar një raport vlerësimi pozitiv për klientin e tij. Në vijim të procedurës ligjore, Gjykata ka njoftuar Shërbimin e Provës që të paraqesë raportin përkatës brenda datës 8 korrik, dokument mbi të cilin do të bazohet vendimi përfundimtar mbi pranimin ose refuzimin e kërkesës për lirim me kusht.
Gjykata pritet të marrë vendim pas administrimit të raportit përfundimtar të Shërbimit të Provës.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente