Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dhënë vendimin për Azgan Mërnicën, duke e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e N.C., efektiv i Policisë së Shtetit dhe pjesëtar i forcave speciale “Shqiponja”. Ngjarja tragjike ndodhi më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz, Bashkia Fier, ku Mërnica, gjatë një konflikti banal, i mori jetën efektivit të policisë.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin maksimal për Mërnicën, i cili akuzohej për tre vepra penale:
Vrasje me armë zjarri të punonjësit të policisë,
Armëmbajtje pa leje,
Drejtim të parregullt të mjetit.
Ngjarja në Baltëz kishte nisur kur Mërnica, duke drejtuar automjetin me shpejtësi të lartë në një kthesë të rrezikshme, ishte ndaluar nga efektivi N.C., i cili i kishte tërhequr vëmendjen për mënyrën e rrezikshme të ngarjes. Pas një debati të ashpër verbal, Mërnica ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar për vdekje efektivin N.C., i cili ndodhej në detyrë.
Pasi ngjarja u raportua, Mërnica u kap nga forcat e rendit pas një operacioni 48-orësh dhe pas negociatash me familjarët e tij.
Ky vendim i gjykatës vjen pas një hetimi të thelluar dhe dëshmive të mbledhura gjatë procesit. Vrasja e efektivit ka shkaktuar trishtim të thellë dhe ka sjellë reagime të shumta nga institucionet e sigurisë dhe opinioni publik.
E diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Bukuresht, në vitet 1998–2003, Marsela Topi ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të qëndrueshme në fushën e medias, duke kontribuar në radio, televizione lokale dhe qendrore.
Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj informimit të saktë dhe profesional, ajo njihet për stilin e saj të matur, korrekt dhe të ndërtuar mbi parimin e objektivitetit gazetaresk.
Përvoja e saj shumëvjeçare është pasqyruar në mbulimin e ngjarjeve me rëndësi dhe në trajtimin e temave me ndjeshmëri publike, duke ruajtur gjithmonë integritetin dhe besueshmërinë si gazetare.
Komente