Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka dhënë detaje të reja mbi aksidentin e ndodhur më 8 gusht 2025, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku u plagosën katër persona. Hetimet paraprake treguan se aksidenti është shkaktuar nga ndërprerja e rrugës nga një automjet që drejtohej nga shtetasi M. A., 45 vjeç, banues në Itali, i cili u largua nga vendngjarja.
Pas përfundimit të veprimeve procedurale, ai u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë nisur procedim penal ndaj shtetasit E. Ç., 25 vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se ka kanosur përmes rrjeteve sociale një vajzë 14-vjeçare.
Materialet procedurale për të dy rastet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
E diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Bukuresht, në vitet 1998–2003, Marsela Topi ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të qëndrueshme në fushën e medias, duke kontribuar në radio, televizione lokale dhe qendrore.
Me një përkushtim të vazhdueshëm ndaj informimit të saktë dhe profesional, ajo njihet për stilin e saj të matur, korrekt dhe të ndërtuar mbi parimin e objektivitetit gazetaresk.
Përvoja e saj shumëvjeçare është pasqyruar në mbulimin e ngjarjeve me rëndësi dhe në trajtimin e temave me ndjeshmëri publike, duke ruajtur gjithmonë integritetin dhe besueshmërinë si gazetare.
Komente