Fëmijët shqiptarë të diasporës, të lidhur ngushtë me historinë dhe traditat shqiptare

Fëmijët shqiptarë të diasporës, të lidhur ngushtë me historinë dhe traditat shqiptare

Fëmijët shqiptarë të lindur dhe të rritur në Zvicër po bëjnë hapa të rëndësishëm për t'u lidhur me origjinën e tyre, përmes kampeve verore dhe udhëtimeve edukative në Shqipëri. Sot, ndalesa e radhës ishte qyteti i Vlorës, ku fokus i vizitës ishte historia dhe kultura e pasur e këtij qyteti bregdetar, ndërkohë që fëmijët patën mundësinë të shijonin edhe bukuritë natyrore të zonës.

Në këtë aktivitet, mësuesi shqiptar që udhëhoqi grupin theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe traditës shqiptare. Sipas tij, diaspora është e angazhuar për të përcjellë këto vlera te brezat e rinj, dhe këto kampe verore janë një mundësi ideale për ta bërë këtë. "Ky është një udhëtim i vazhdueshëm, dhe kur shohim interesin dhe entuziazmin e fëmijëve, mund të themi se objektivi ynë është arritur," tha profesori.

Sinkron
Fëmijët dhe adoleshentët, edhe pse të lindur jashtë Shqipërisë, nuk kanë ndjerë kurrë një shkëputje nga vendi i tyre. Ata janë të lidhur thellë me kulturën dhe historinë shqiptare, dhe ky udhëtim është një mundësi për t'u lidhur edhe më shumë me rrënjët e tyre.

Sinkron
Shkollat shqiptare në shtete të ndryshme, si në Itali, Greqi, Gjermani, Zvicër, Francë dhe Amerikë, janë një arritje e madhe për shqiptarët e diasporës. Ato ofrojnë mundësinë që fëmijët të mësojnë gjuhën dhe kulturën e atdheut, duke ruajtur lidhjen e ngushtë me identitetin shqiptar, pavarësisht se janë rritur në shtetet e tjera.

Ky angazhim i vazhdueshëm për edukimin dhe lidhjen e fëmijëve të diasporës me Shqipërinë është një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve të shqiptarëve, kudo që ata ndodhen.

Lajmi nga: Dea Hasanaj
Dea Hasanaj

Dea Hasanaj

Dea Hasanaj është Drejtore e Burimeve Njerëzore, Administratës dhe Programacionit në Blu TV. Me formim juridik, ajo koordinon funksionimin organizativ të televizionit, menaxhon stafin dhe siguron zbatimin e standardeve editoriale.

Përveç detyrës drejtuese, Dea është edhe autore dhe shkrimtare opinioni, e njohur për analizat e saj mbi çështje sociale, kulturore dhe mediatike.

Ajo përfaqëson institucionin pranë palëve të treta, dhe kujdeset për ecurinë e bashkëpunimit të brendshëm.
Roli i saj është thelbësor për funksionimin efikas dhe identitetin editorial të Blu TV

Komente

-