Eurocontrol ka vendosur të ulë tarifat aeroportuale për Aeroportin e Tiranës dhe Aeroportin e Kukësit për vitin 2026. Tarifa për Aeroportin e Tiranës është vendosur në 191.71 euro për avion, duke shënuar një ulje prej rreth 10.5% krahasuar me vitin 2025, kur tarifa ishte 214 euro.
Po ashtu, për Aeroportin e Kukësit, i cili është kategorizar si aeroport i zonës 2, tarifa e miratuar për vitin 2026 është 95.85 euro, duke shënuar një ulje nga 107 euro që ishte për vitin e kaluar.
Komente