Bujë në Londër-  Vëlla dhe Motër Shqiptarë Dënohen për "Spiunazh" në Bursa, Përfitime me Informacione të Brendshme

Bujë në Londër- Vëlla dhe Motër Shqiptarë Dënohen për "Spiunazh" në Bursa, Përfitime me Informacione të Brendshme

Në Londër, dy shqiptarë, vëlla e motër, janë dënuar për përdorimin e informacioneve të brendshme për përfitime të paligjshme financiare. Redinel Korfuzi, 38 vjeç, analist i tregjeve financiare, dhe motra e tij Oerta Korfuzi, 36 vjeçe, u gjetën fajtorë për manipulimin e tregut dhe pastrim parash, duke përdorur informacionet e brendshme për të blerë dhe shitur aksione të kompanive, duke fituar pothuajse 1 milion paund.

Redinel Korfuzi, ish-analist kërkimi me një pagë prej 500,000 paund në vit, mori dënimin me 6 vjet burg, ndërsa motra e tij Oerta u dënua me pesë vjet. Ata ishin të akuzuar për komplot dhe tregti të brendshme pas një procesi gjyqësor tre mujor në Gjykatën Southark të Londrës.

Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA) i ndoqi penalisht dhe njoftoi se dyshja kishte përdorur informacionet e brendshme për të manipuluar tregun dhe kënaqur lakminë e tyre. Gjatë hetimeve, ata ishin zbuluar se kishin përdorur llogaritë e ndryshme për të tregtuar aksionet, duke lënë gjurmë digjitale që çuan në arrestimin e tyre.

Gjykatësi Alexander Milne, gjatë shpalljes së dënimit, e cilësoi veprën e tyre si "lakmi dhe arrogancë", duke thënë se "gjithçka për të cilën keni punuar, tani ka marrë fund".

Lajmi nga: BLU TV Reports

Komente

-