Strukturat e emergjencës dhe zjarrfikësit e Bashkisë Himarë kanë reaguar me shpejtësi dhe efikasitet pas një sinjalizimi për dy turistë italianë që kishin humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë në zonën malore pranë fshatit Ilias, në Llogara.
Pas një operacioni kërkimi të shpejtë dhe të koordinuar në terren, ekipet e shpëtimit arritën të lokalizojnë turistët dhe t’i shoqërojnë pa ndonjë problem deri në vendin ku po qëndronin. Ata janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa ndonjë dëmtim.
Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të ekipit të zjarrfikësve dhe shërbimeve të emergjencës, turistët janë shpëtuar me sukses. Ky incident dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të autoriteteve lokale për sigurinë e vizitorëve në këtë zonë të bukur.
Himara mbetet një destinacion i sigurt dhe i preferuar për shumë turistë, por autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar gjatë ecjeve në terrene malore dhe ndjekjen e shtigjeve të sinjalizuara për të shmangur rreziqet.
Armandi Xhelilaj është gazetar me përvojë të gjatë në median vizive dhe të shkruar, me fokus në raportimin nga terreni dhe trajtimin e problematikave sociale e komunitare. Me një formim akademik në Gazetari-Komunikim dhe eksperiencë në televizione ai ka dëshmuar profesionalizëm dhe angazhim të vazhdueshëm në fushën e informimit.
Komente